Myslimanët ndihmojnë për ndërtimin e katedrales në Prishtinë
Sot pritet të bëhet shugurimi i Katedrales Shën Tereza. Kjo katedrale ka një veçori unike se për ndërtimin e saj kanë kontribuar edhe myslimanën e Kosovës.

Udhëheqësi i punimeve po thotë se infrastruktura do të jetë e përfunduar.

E për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës foli Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane, shkruan Gazeta Tribuna.

Se ndihmë të madhe ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e tha edhe avokati Arianit Koci.

Edhe për qytetarët, rëndësia e shugurimit të saj me emrin e Nënës Terezë është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në imazhin e vendit sa i përket tolerancës fetare.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish presidentit Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nëna Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.
Shtuar më 31/08/2017, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori