Myftiu Tërnava: Xhaminë e ndërtojmë edhe pa leje!
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava e ka quajtur të pakuptueshëm faktin që prej pesë vitesh Komuna e Prishtinës nuk po e jep lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore vendndodhja për të cilën është ndarë te Posta e Madhe.

Tërnava, në një intervistë në RTK ka kërcënuar se nëse vazhdohet të mos jepet leja për këtë xhami, ajo do të ndërtohet pa leje, pasi sipas tij, durimit i ka ardhur fundi.

Kreu i Bashkësisë Islame, ka thënë se ai do të jetë në krye të këtij vendimi, dhe nëse do të duhet të arrestohet dikush për këtë, adresa është ai vet personalisht.

“Me plotë të drejtë, më kanë thënë, kryetar pse po vazhdon të qëndrosh në krye të Bashkësisë Islame kur ke dështuat qe ta ndërtosh xhaminë..Paratë për ndërtimin e xhamisë janë donacion nga Turqia, i njëjti burim që ka financuar edhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë.

Problem është vetëm leja. Ata nuk munden të na e caktojnë neve se si do të duhet të duket projekti. Atë projekt e ka zgjedhur populli, siç po thuhet tani, e ka zgjedhur sovrani”, ka thënë Tërnava. /albeu.com/


Shtuar më 21/06/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori