Mustafi: Procesi ndaj meje i montuar nga njerëz të krimit
Ish-prokurori special, Nazmi Mustafi, e të të akuzuarit Zherka janë sjellë dje me duar të lidhura në Gjykatën e Qarkut në Pejë, por nga dyert e pasme të kësaj ndërtese.


E vetmja që ka hyrë nga dyert kryesore është Mirela Ndoci, e akuzuara e katërt që mbrohet në liri. Shpërthimet emocionale nuk kanë munguar në sallën e gjyqit nga Nazmi Mustafi, e hera-herës edhe nga vëllezërit Zherka. Në fillimin e procesit të konfirmimit të aktakuzës të të pandehurit e kanë deklaruar pafajësinë e tyre, duke kërkuar të hidhet poshtë akuza si e pabazë.

Vetë Mustafi që njeh mirë procedurat për shkak të përvojës së tij si prokuror, e ka quajtur proces të montuar nga njerëz të krimit që i hetonte për miliona, bëhet fjalë për bankierët Vullnet Latifi, Lavdim Kushutova dhe Albert Lumezim, shkruan koha. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2012, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori