Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa
Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit
Evropian, Bekim Çollaku, u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit
Evropian,
Donald Tusk.
Në këtë takim kryeministri
Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithëmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.
Gjithashtu
Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për
proceset euro-integruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.
Ndër të tjera ai e ka njohur presidentin
Tusk edhe për
proceset tjera aktuale në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejshme të Bashkimit
Evropian.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i Këshillit
Evropian,
Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit. Ai ka shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.
Ndërkaq, në këtë takim është biseduar edhe për
proceset e tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe krizën e fundit të refugjatëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2015,
ora 09:19