Mustafa- Vuçiq takohen të martën në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq priten që të takohen të martën në mbrëmje në Bruksel.

Diplomatët evropianë besojnë se një takim i tillë do të ndihmonte në ecjen përpara të implementimit të marrëveshjeve të arritura më parë dhe përparimin në normalizimin e raporteve.

“Pa një përparim Serbia nuk mund të hapë kapitullin e parë të negociatave ndërkohë që edhe Kosova është në pritje të vendimit për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pra, të dyja palët kanë interes për vazhdim të dialogut dhe për të dëshmuar përkushtimin e tyre”, ka thënë për Kohën Ditore një zyrtar i BE-së në Bruksel.

Raportet jo të mira midis dy vendeve i tregon dhe fakti se për muaj të tërë serbët e Kosovës, ata që janë partnerë koalicioni në Qeverinë e Isa Mustafës por që veprojnë sipas urdhrave të Qeverisë së Serbisë, nuk po marrin pjesë në takimet e Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori