Mustafa- Vuçiq nesër në Bruksel
Nesër pritet që të zhvillohet takimi i rradhës mes Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Bruksel. Taakimi i fundit midis tyre ka qenë ai i datës 9 shkurt kur u nënshkrua një marrëveshje mbi gjyqësorin.

Në këtë takim sipas një deklarate nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federico Mogerini, e cila ndërmjetëson në dialog, "Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme, dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve", shkruajnë mediat serbe.

"Qeveria e Serbisë ka njoftuar se prioritetdiskutime të mëtejshme do të jetë formimi i Komunitetit të komunave serbe dhe Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra-tjetrën për mos përmbushjen e marrëveshjes".

Ndërkohë bëhet thirrje që të dy palët të marrin parasysh çështjet në fushën e sektorëve të energjisë elektrike dhe telekomunikacionit. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori