Kryeministri Isa
Mustafa priti në një takim lamtumire ambasadorin e deritashëm të Kroacisë në Kosovë,
Zoran Vodopija.
Siç bëhet e ditur në një njoftim nga kryeministria,
Mustafa e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij personal dhe të shtetit kroat për Kosovën, duke i uruar ambasadorit suksese në angazhimet e mëtejshme.
"Kryeministri Isa
Mustafa vlerësoi përkrahjen e Kroacisë për Kosovën, veçmas në proceset eurointegruese, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve", thuhet ndër të tjera në njoftim.
Më tej shtohet se, ambasadori
Zoran Vodopija falënderoi kryeministrin Isa
Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit në Kosovë, duke shprehur përkrahje të mëtejshme për Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2015,
ora 16:29