Mustafa vijon turin e fundjavës, takon bizneset në Prizren
Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa premtoi hapjen e mijëra vendeve të punës për shkak të reformës fiskale gjatë vizitës që bëri në Prizren.

"Gjatë vizitave në Kompanitë "ABI", "Hoti" dhe "Kosova Pack" në Prizren, pamë punën e madhe që po bëhet nga ndërmarrësit tanë. Reformat ekonomike e fiskale si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës"., - shkruan Mustafa në Facebook.

Mustafa gjithashtu theksoi se janë vetë bizneset ato që kanë mbështetur reformat e qeverisë.

"Përfaqësuesit e këtyre tre kompanive, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale"., - shtoi ai.

Vizitat e kryeministrit dhe kreut të LDK-së janë si një përgjigje ndaj turit të dëgjesave publike që po bën edhe Presidenti Hashim Thaçi nëpër Kosovë. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2017, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori