Edhe kryeministri i
Kosovës, Isa Mustafa ka uruar presidentit e ri të 45-të të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës,
Donald Trump.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i bindur se
Trump me lidershipin e tij, do përkrahë
Kosovën në anëtarësimin në Kombet e
Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.
Postimi i plotë:
Në emër të Qeverisë së Republikës së
Kosovës e përgëzoj Presidentin e posa inauguruar të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës,
Donald J.
Trump, duke i uruar gjithë të mirat dhe suksese.
Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për
Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit.
Presidenti George H. W. Bush, në vitet ’90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për
Kosovën.
Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua.
Presidenti George Ë. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e
Kosovës.
Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme
Kosovën.
Jam plotësisht i bindur se Presidenti
Trump me lidershipin e tij, do përkrahë
Kosovën në anëtarësimin në Kombet e
Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.
Qeveria dhe populli i
Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e “popullit më proamerikan në glob”.
Congratulations Mr. President
Donald J.
Trump!/Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2017,
ora 19:20