Mustafa uron Pashkët
Isa Mustafa
Kryeministri Isa Mustafa ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e Pashkëve.

“Duke shprehur urimet më të përzemërta, kryeministri Mustafa theksoi se kjo festë përcjellë te njerëzit e vullnetit të mirë mesazhet dhe vlerat më të larta të shpresës, sakrificës, humanizmit, mirëkuptimit e tolerances”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Mustafa shtoi se uron që Pashka të sjellë sa më tepër harmoni e dashuri mes njëri tjetrit.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj Pashkët, me shpresën që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë dashuri, harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar kryeministri. /Albeu.com/
Shtuar më 01/05/2016, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori