Mustafa uron Pashkët: Dita e shpresës së pashuar dhe përjetësisë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve.

"Të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit", shkruan kryeministri në urimin e tij. /albeu.com/

Urimi i plotë i Isa Mustafës:

"Të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit!

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe e miqësi.

Pashkët, me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin e rrugës drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë.

Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerëzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur".

Shtuar më 04/04/2015, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori