Mustafa uron gratë: Zhvillimi juaj përcakton zhvillimin e një kombi (FOTO)

Urimi i Isa Mustafes per 8 Marsin
Isa Mustafa
Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, uron 8 Marsin, Ditën Ndërkombetare të Gruas.

Në urimin e tij Kryeministri shkruan se, gratë janë simbol i emancipimit, i një fryme të re në çdo sferë të jetës.

Ja urimi i plotë:

Gra të nderuara,

Sot shënojmë ditën tuaj, që jeni dhe mbeteni simbol i jetës në tërësi, simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit të vendit.

Ju uroj për këtë ditë simbolike! Çdo ditë është ditë e juaja.

Thuhet me arsye se zhvillimi i gruas përcakton zhvillimin e një kombi. Në vendin tonë, ju jeni simbol i emancipimit, i një fryme të re, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në drejtimin dhe organizimin e shtetit, në arsim, ekonomi, në art dhe kulturë.

Shumë gra u flijuan për idealin e lirisë. Për to, në shenj nderimi sot së bashku do të vejmë lule te Memoriali Heroinat në Prishtinë. IM". /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori