Mustafa: Ukës i bëra ofertë serioze
Pëlqej
Isa Mustafa
Derisa djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugova vazhdon të konsideroj se ka qenë jo serioze oferta e kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa, ky i fundit ripërsëriti se oferta e tij për Ukën ka qenë serioze.

Ukë Rugova vazhdon të konsideroj se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa i ka bërë ofertë jo serioze për të hyrë në strukturat e partisë dhe për më shumë Mustafën e sheh si peng të strukturave të vjetra të LDK-së.

Lidhur me këto ka reaguar Isa Mustafa, i cili tha se oferta për të qenë deputet është serioze dhe se reformat në LDK vërehen qysh në kryesi, ku ka një ndryshim të madh nga përbërja e kaluar.

Konsideroj se oferta jonë ka qenë shumë serioze, sepse është mjaft serioze oferta për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe e dyta kryesia e partisë prej 50 për qind, pra prej 23 anëtarëve 12 janë të rinj, që nuk kanë qenë përpara në kryesi dhe kemi edhe njerëz të moshës së re”, tha ai.

Sipas tij, kjo është reforma në LDK dhe se pjesa e mbetur nga kryesia e vjetër nuk ka mundur të hiqet, sepse janë njerëz që udhëheqin degët e LDK-së dhe pëlqehen nga anëtarësia.

Mustafa ka thënë se nuk ka pas asnjëherë qëllim të bëjë revolucion, që do të nënkuptonte shuarjen e LDK-së së vjetër dhe krijimin e një LDK-je me struktura të reja.

“Ne vetëm po të kishim bërë revolucion, se ndryshe do të kishte qenë dashur të shuajmë krejtësisht strukturat e LDK-së për të bërë një LDK të re. Unë atë nuk e kam koncept, por unë e kam konceptin e ruajtjes së substancës, ruajtjes së trashëgimisë rugoviane të LDK-së dhe udhëheqjes së politikave pragmatike...”, ka thënë Mustafa.

Sidoqoftë Mustafa ka paralajmëruar se LDK do t`i nënshtrohet një procesi të reformave të brendshme edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ku për bazë do të merret edhe rezultati që do të dal nga zgjedhjet.

Ndërkaq kryetari i LDK-së e ka quajtur si pjesë të fushatë vendimin e kryeministrit Hashim Thaçi për të rritur pagat e mësimdhënëse nga 1 janari i vitit të ardhshëm prej 50 për qind.
Shtuar më 21/11/2010, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori