Mustafa “Trepça na bashkoi të gjithëve”
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, pas miratimit të ligjit të Trepçës ka reaguar ndërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Mustafa ka falënderuar një pjesë të opozitës (AAK-në dhe Nismën) për kontributin e dhënë në miratimin e këtij ligji duke e konsideruar si një hap shumë të rëndësishëm.

“Dje kaluam një ditë të rëndësishme destinuar Trepçës dhe ardhmërisë së saj. Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligjin e Trepçës. Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin. Një kontribut shumë të mbarë e dhanë edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës. Aty ishin edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin në një proces demokratik.

E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t’i jap drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës.

Akoma nuk i kemi përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit tonë, prandaj na nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve” ka shkruar Mustafa./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori