Mustafa: Thaçin e ka zënë paniku
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh nga Fushë-Kosova se Thaçin e ka zënë paniku.

Ai tha se PDK pas 8 qershorit do të shkojë në opozitë, të cilën e ka merituar për shkak se ka abuzuar me pushtetin.

“PDK-në dhe Hashim Thaçin i ka kapur paniku. Ata nuk i shpëton as misioni i ri, nuk i shpëtojnë as premtimet e mëdha, nuk i shpëtojnë as sondazhet e porositura, por ata mund t'i shpëtojë vetëm kalimi i tyre në opozitë.
Opozitën do ta kenë të sigurt më 8 qershor, kur do ta marrin vendimin qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Isa Mustafa tha në fund se LDK, në dallim nga PDK-ja, nuk do që të sundojë Kosovën, por përkundrazi do ti japë përparësi qytetarëve. /albeu.com/


Shtuar më 05/06/2014, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori