Mustafa: Të thirret vazhdimi i seancës, të mbyllet cikli i dështimeve
Pëlqej
Lideri i LDK-së Isa Mustafa i ka bërë thirrje kryesueses së seancës konstituive që të thërras vazhdimin e seancës, pasi nuk ka nevojë të pres se do të ndodhin mrekullitë, sepse ato nuk ndodhin jashtë Kuvendit dhe votës së deputetëve.

"Le ta thërret vazhdimin e seancës, le të provojë PDK me kandidatë, dhe nëse nuk fiton të mbyllet ky cikël i dështimeve javën që vjen", shkruan Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Mustafa shprehet se se LDK, VV, AAK dhe Nisma nuk e mohojnë se PDK-ja me partnerët e saj të koalicionit ka dalë e para në zgjedhje, por poashtu nuk mohojnë faktin se ajo nuk po mund të sigurojë shumicën në kuvend.

"Kemi nevojë për një qeverisje me diversitet që pamundëson kapjen e shtetit. Edhe të enjten u vërtetua se Lidhja Demokratike e Kosovës me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen e kanë shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër PDK me partnerët e saj të koalicionit ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili, ashtu siç po interpretohet, në mënyrë implicite e mohon demokracinë parlamentare. Dhe për fat të keq një vendim i tillë e bën edhe PDK-në të vazhdojë të sillet se janë shumica, duke pasur vetëm 36 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës" ka shkruar lideri i LDK-së, Mustafa.

"Kjo do të jetë vlera jonë bazike e cila do të hapë mundësi që ky vend në të ardhmen të ec në një rrugë normale demokratike", shkruan në Facebook Isa Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori