Mustafa takon edhe Limajn, dakordohen për forminin e qeverisë së re
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Ata kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re,.

Kjo është konfirmuar nga NISMA.

Kujtojmë, se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn gjatë ditës së sotme.

Kjo është konfirmuar nga burime të lajmi.net, mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje për koalicion pavarësisht se Mustafa ka thënë se pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe AAK-ja.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, të dielën e kaluar ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e fundit kushtetues për krijimin e qeverisë së re.
Shtuar më 22/04/2020, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori