Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka vlerësuar kërkesën për të publikuar
pasqyrat financiare të
subjekteve politike.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se edhe partia e tij do ta bëjë të njëjtën gjë, mirëpo ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ata të tregojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve e protestat e dhunshme.
Postimi i tij:
Një kërkesë shumë e qëlluar që
pasqyrat financiare të
subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që
pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Ëeb-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.
Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike
pasqyrat e tyre
financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të
subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente./Albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 21:07