Kryeministri i
Kosovës, Isa
Mustafa, i cili mopri pjesë në meshën e mbajtur për nder të
shenjtërimit të Nënë Terezës, ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro
Parolin.
"Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të
Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë,
Mustafa kërkoi mbështetje të mëtejme për Kosovën.
Me këtë rast, kryeministri Isa
Mustafa shprehu përkushtimin e shtetit të
Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë.
Kreu i ekzekutivit kosovar, po ashtu, theksoi krenarinë e madhe të popullit të
Kosovës për
shenjtërimin e Nënës Terezë, duke e falënderuar për respektin e posaçëm që i është bërë delegacionit të
Kosovës, gjatë këtyre ceremonive.
Sekretari i Shtetit i Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro
Parolin, shprehu përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën, duke i uruar
Kosovës mbarësi në proceset e saj zhvillimore.
Kardinali
Parolin, po ashtu, theksoi kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve dhe qytetarëve të
Kosovës në ceremoninë e
shenjtërimit të Nënës Terezë.
Gjatë qëndrimit në Romë, kryeministri
Mustafa ka takuar edhe Nuncin Apostolik të Vatikanit për Slloveni dhe Kosovë, Juliusz Janusz.", thuhej në deklaratën informuese të Mustafës. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2016,
ora 17:06