Mustafa: Është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave
Isa Mustafa, bashkë me kominisionerin Johannes Hahn dje kanë diskutuar mbi Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avansojë procesin integrues të Kosovës në BE.

“Dje ishte një ditë e rëndesishme për rrugën integruese të Kosovës. Së bashku me komisionerin Johannes Hahn lansuam Agjendën e Reformave Evropiane, e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve të cilat do të fuqizojnë zbatimin e MSA-së dhe do të avancoj procesin integrues të Kosovës në BE.

Patëm edhe një konferencë për gazetarë si dhe një takim me liderët politikë në vend.Mesazhet e BE-së janë të qarta.

Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës, agjendë nacionale e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë si dhe proces esencial me vlerë shtetndërtuese për Republikën e Kosovës”, ka shkruar kryeministri Mustafa në rrjetin social Facebook./albeu.com/
Shtuar më 12/11/2016, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori