Mustafa: Shqiptarët të ruajnë tolerancën fetare
Kryeministri Isa Mustafa ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje.

Në urimin e tij, Mustafa thotë se shqiptarët duhet ta ruajnë tolerancën fetare.

Urimi i Isa Mustafës

Sot në ditën e Krishtlindjes, ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta me shpresën se kjo festë do të sjell begati. Sigurisht se Krishtlindjet janë festa që sjell ndjenjën e bashkësisë, harmonisë dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit dhe të tolerancës në shërbim të paqes.

Në këtë ditë duhet të kujtojmë se toleranca ndërfetare është traditë shekullore e jona dhe duhet ta ruajmë me kujdes dhe të krenohemi me të. Të kujtojmë se toleranca sjellë paqe dhe se njerëzit e paqes janë në shërbim të familjes, shoqërisë, vendit, në shërbim të Zotit.

Sikur edhe çdo ditë tjetër, edhe në këtë festë zemrat tona preken nga gjendja ekonomike e sociale e shumë familjeve në Kosovë. Edhe me këtë rast, shpreh përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vihet në shërbim të qytetarëve për ta bërë jetën më të lehtë.

Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të uroj edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, misionet diplomatike në Kosovë të cilët këtë vit janë larg familjeve të tyre që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 24/12/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori