Mustafa: Shpend Ahmeti nuk bëri asgjë në Prishtinë veç propagandës
Ish-kryetari i Prishtinës Isa Mustafa thotë se Shpend Ahmeti nuk ka punuar asgjë në Prishtinë.

Ai ka numëruar projektet që thotë se në qeverisjen e tij ishin nisur e të cilat u përfunduan në mandatin e Ahmetit.

Thotë se VV bëri vetëm propagandë. Thekson se Arban Abrashi do të jetë i pari i kryeqytetit pas 22 tetorit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është i bindur se Shpend Ahmeti do të humbas zgjedhjet e 22 tetorit. Thotë se Arban Abrashi do të jetë kryetar i Prishtinës pas zgjedhjeve të tetorit.

“Po të kishte punuar Shpend Ahmeti ose Vetëvendosje mirë do të ishte më e vështirë të argumentosh para qytetarëve se t’i do të punosh më mirë. Por meqenëse s’kanë punuar asgjë, fare, kurgjë s’kanë punuar do të thotë vetëm kanë bërë fushatë”, tha Mustafa për televizionin publik.
Shtuar më 13/10/2017, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori