BILANCI/ Ende shifra të larta infektimesh dhe viktimash me Covid në Maqedoni

Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid.

Në raportin e fundit bëhet me dije se nga 2.249 teste, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Ndërkohë kanë humbur jetën tre persona.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.142, të shëruarve 296.373, të vdekurve 9.234, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 1.535./albeu.com/