Mustafa: Punësimi në axhendën e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Mustafa këto prioritete të Qeverisë i ka paraqitur në tryezën e përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e komunave me temën e Zhvillimit Ekonomik Lokal.

Mustafa në një postim në Facebook ka shkruar se ndryshimet e bëra deri më tani kanë ndodhur në koordimin me bizneset dhe do të vazhdojnë një gjë të tillë.

“Në tryezën e përbashkët me Presidenten Jahjaga, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e komunave me temën e Zhvillimit Ekonomik Lokal, ritheksova agjendën e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të punës”.

Ndryshimet që janë ndërmarr deri më tani, janë bërë në koordinim të plotë me bizneset. Tani, përveç vazhdimit të takimeve me bizneset, sidomos ato prodhuese, kemi intesifikuar edhe takimet me qeveritë komunale me qëllim që politikat të jenë të koordinuara dhe të kenë synim zhvillimin ekonomik. Edhe gjatë këtij viti, iniciativat e reja do t’i ndajmë me ju dhe ndryshimet e nevojshme, do t’i realizojmë së bashku”, ka shkruar Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2016, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori