Mustafa përkrah dialogun
Dialogu do të përkrahet nga LDK-ja sepse nuk e rrezikon integritetin e vendit dhe është në harmoni me rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kështu është shprehur të shtunën kryetari i LDK-së Isa Mustafa gjatë një takimi me aktivistë të LDK-së në Gjilan

”Dialogu do të përkrahet nga LDK-ja sepse nuk e rrezikon integritetin e vendit dhe është në harmoni me rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Ne si opozitë do të sillemi në mënyrë konstruktive ndaj të gjitha zhvillimeve të rëndësishme dhe historike që i kërkon momenti dhe koha” tha Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2012, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori