Mustafa: Qeveria ka arritur progres këto 5 muaj
Gjatë konferencës për mediat kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se brenda pesë muajve, në Kosovë ka pasur rritje për 160 milionë euro në investime.

"Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se gjatë këtyre muajve është arritur një progres sa i përket përmirësimit të ambientit të të bërit biznes. Kemi përmirësim të bilancit të të bërit biznes dhë kemi pasur një rritjë 160 milion për 5 muaj investime të huaja. Kjo ë bie se ka pasur investime të huaja për 5 muaj më shumë se të gjithë vitin paraprak", ka deklaruar kryeministri.

Gjithashtu Mustafa ka theksuar se ndër objektivat e qeverisë së tij është të kenë investime më të mëdha të jashtme në Kosovë, të përmirësojnë bilancin tregtar, të krijojnë vende të reja të punës dhe ta rrisim normën e zhvillimit ekonomik. Mustafa në këtë Konferencë nuk ka pranuar të flasë për tema të tjera përves ekonomisë, duke aluduar në atë se konferencën e ka ftuar vetëm për këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2015, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori