Inter sfidon Juventusin, super ofertë për Scamacca

Inter nuk lëshon terren dhe sfidon Juventusin për transferimin e Scamacca.

Dje u tha se Juve ka dërguar ofertën zyrtare për sulmuesin 23-vjeccar të Sassuolos. “Zonja e vjetër” i ka ofruar 40 milion euro Sassuolos për sulmuesin.

Por Inter është futur në skenë dhe ka sfiduar rivalët e tyre.

Inter ka përgatitur një ofertë prej 45 milion euro plus kartonin e sulmuesit Pinamonti. Oferta është shumë e mirë dhe sipas “GazettadelloSport”, Sassuolo mund ta pranojë ofertën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.12.2021 08:58