Kryeministri i
Kosovës, Isa
Mustafa ka deklaruar se “delegacioni i
Kosovës është pritur me respekt dhe nderime të
posaçme gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, me rastin e
shenjtërimit të Nënës tonë Terezë”.
“Vet Papa Françesku rezervoi pritje të veçantë për Presidentin dhe mua në cilësinë e Kryeministrit të
Kosovës, duke na shprehur respektin e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. U takova edhe me autoritete të tjera të larta të Vatikanit, si sekretarin e shtetit, Kardinalin Parolin dhe Nuncin Apostolik, Janusz. Miqësia e
Kosovës me Selinë e Shenjtë, e ndërtuar nga arkitekti i pavarësisë sonë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, është vlerë e
posaçme e jona, të cilën do ta ruajmë dhe fuqizojmë edhe më tutje.”.
“Në Vatikan u
shenjtërua Nëna jonë Terezë, u shpreh nderimi i posaçëm për popullin shqiptar kudo që jeton dhe erdhi në shprehje respekti për shtetin e
Kosovës”, ka shkruar
Mustafa në llogarinë e tij në Facebook./Albeu.com/
Shtuar më 06/09/2016,
ora 22:04