Mustafa optimist për harmonizimin e qëndrimeve
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mendon se reforma zgjedhore është afër përfundimit, duke mbetur si çështje e hapur vetëm përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vazhdimi i mandateve për komunitetet në Kuvendin e Kosovës.

Ai është optimist për harmonizimin e qëndrimeve, sa i përket reformës zgjedhore, raporton KP. Por sipas tij, përbërja e KQZ-së dhe vazhdimi i mandateve për komunitetet ka mbetur ende të diskutohet, pasi që ka qëndrime të ndryshme.

“Ne nuk shohim arsye sepse ne konsiderojmë që pakoja e Ahtisarit do të konsumohet në këtë mandat dhe gjitha obligimet tona që mbeten me vendet e rezervuara do të përfundojnë me këtë mandat. Ekzistojnë po ashtu opinione se tani me marrëveshjen e re për shkak të integrimit të serbëve në veri të vendit dhe hapjes së mundësive të tregimit të një afërsie tonë me atë që duhet të sigurohen këto vende edhe në të ardhmen për një apo dy mandate, por është çështje që duhet të diskutohet, sepse LDK-ja ka qenë me mendimin që e kemi dhënë deri më tani. Natyrisht ne do të diskutojmë këtë edhe më tutje këtë në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do të marrim vendime i cili është në interes të vendit”, ka theksuar Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori