Mustafa nuk shpreson se do të gjenden vrasësit e Krasniqit
Pëlqej
Isa Mustafa, ish-ministër në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit në të cilën kolonel Ahmet Krasniqi ishte ministër i mbrojtjes, ka shkruar për rivarrosjen e ish-kolegut të tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se sot po bëhet rivarrimi i eshtrave të një trimi dhe atdhetari të Kosovës, por që drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë.

“Krahas përmbushjes së një ‘amaneti’ që Baci (siç komunikonim me njëri-tjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet ‘amaneti’ tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.
Shtuar më 21/09/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori