Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa
Mustafa është shprehur se presidentja e vendit,
Atifete Jahjaga nuk do të
preket nga askush.
Mustafa ka sqaruar në një psotim në
Facebook se koalicioni LAN do ta respektojë institucionin e presidencës.
"Këtë e dëshmon edhe marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma si dhe konfirmimi i bashkëpunimit në bazë të kësaj marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Bashkimi ynë është programor dhe ka për qëllim qeverisjen e mirë të vendit”, ka shkruar
Mustafa në
Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014,
ora 10:58