Mustafa: Nuk lëshojmë pe, ne jemi shumica
Pëlqej
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votën e deputetëve.

Mustafa tha se i vetmi koalicion që duhet të udhëheq vendin është ai LDK-AAK-NISMA dhe ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

“Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja, por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë”, është shprehur Mustafa për "Epoka e Re".

Isa Mustafa vlerësoi po ashtu se PDK-ja do ta propozojë e para kandidatin për kryeparlamentar, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, sipas tij, do të gjenden hapësira kushtetuese që blloku që ka shumicën ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori