Mustafa nuk i komenton deklaratat e Ramës
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë si shtete me qëllim që të jenë sa më pranë Evropës dhe BE-së.

Mustafa tha se deklaratat e Ramës për bashkim mes dy shteteve i takojnë vetëm kryeministrit shqiptar.

“Nuk më takon mua si kryeministër të komentoj deklaratat e Ramës”, tha Mustafa në emisionin “Debat” në Rtk.

Isa Mustafa theksoi se nuk ka qenë i pranishëm kur Rama i ka bërë deklaratat, por se i ka dëgjuar ato./albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori