Mustafa nuk do zgjedhje, udhëton në Bruksel për vizat
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këmbëngul se mandati duhet të shkojë deri në fund dhe se zgjedhjet duhet të mbahen pas një viti.

Fushata tashmë e nisur nga partneri i tij i koalicionit, PDK-ja, dhe sondazhet e publikuara të cilat e nxjerrin në rënie LDK-në kanë bërë që kreu i saj të reagojë me tone të ashpëra.

Të dielën Mustafa ka thumbuar partnerin e koalicionit, duke thënë se nuk duhet të iket nga përgjegjësia e premtimeve dhe se zgjedhjet duhet të mbahen kur të vijë koha.

Ndërkohë njohësit e çështjeve politike thonë se fati si klasë politike varet edhe sa do të jetë opozita e bashkuar.

Sipas tyre, po që se opozita tregohet e përçarë, ekziston mundësia që koalicioni aktual të ripërsëritet edhe pas zgjedhjeve. Por pavarësisht këtyre, përfaqësues të partive në pushtet shprehen të bindur se do të dalin si subjekte të para, pa marrë parasysh se kur do të mbahen zgjedhjet.

Madje kryeministri Mustafa është zotuar edhe një herë se do ta çojë deri në fund mandatin e tij.

Nga ana tjetër, Isa Mustafa sot do të udhëtojë për në Bruksel ku synon të gjejë një zgjidhje të shpejtë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2017, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori