Mustafa nuk do të rikandidojë për Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale pasi ai është kandidat i LDK-së për kryeministër, prandaj kjo parti pritet të garojë me një kandidat tjetër.


Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se zgjedhjet duhet të mbahen në vjeshtë dhe se nuk ka arsye për shtyrjen e tyre, shkruan Koha Ditore.

LDK-ja, sipas Hazirit, pretendon një kthim në të gjitha komunat. “Shikuar nga numri, nga përqindjet dhe nga mbështetja që ka nga zgjedhjet e fundit është parë qartë se LDK-ja e ka një mbështetje të fuqishme të qytetarëve”, shprehet Haziri, sipas të cilit në disa komuna LDK-ja është detyruar të qëndronte në opozitë për shkak të abuzimit me votat. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori