Mustafa nis vizitën në Gjermani, thirrje për të investuar ne Kosovë
Kryeministri Isa Mustafa ka nisur një vizitë zyrtare në landet e Baden-Wurttembergut dhe të Bavarisë në Gjermani.
Gjatë kësaj vizite ai do te shoqërohet nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi dhe do të pritet nga kryeministrat e dy landeve, Winfried Kretschmann dhe Horst Seehofer.

"Kryeministri Mustafa do t’i njoftojë dy homologët për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me këto dy lande dhe me Republikën Federale të Gjermanisë, në tërësi", njofton zyra per shtyp e kryeministrise.

Kryeministri dhe delegacioni qeveritar do të zhvillojnë takime të përbashkëta me dhjetëra biznese të rëndësishme gjermane si dhe do të vizitojë gjigantët e automjeteve Mercedes, BMW, MAN etj.

Gjatë këtyre vizitave, Mustafa dhe ministrat e tij do te njohin përfaqësuesit e bizneseve me avancimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë e medha qe ofron ajo. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori