E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Mustafa nga Facebook tenton të bindë Veselin për rrëzimin e Haradinajt
Isa Mustafa
Isa Mustafa i ka bërë thirrje Kadri Veselit të rrëzojë Qeverinë aktuale ose të vetëshkarkohet pasi po dështon të marrë vendime të mëdha.

“Nëse dikush nga koalicioni qeverisë e do këtë vend, dhe nuk dyshoj se ka të tillë, atëherë duhet ta pranojnë se e kanë mashtruar popullin dhe vetëveten me parullat e PDK-së të vendimeve të mëdha, dhe se vendimi i vetëm i drejtë i tyre është të japin dorëheqje. Të vetëshkarkohen e të shkojmë në zgjedhje”, ka shkruar Mustafa në një reagim në FB.

PDK-ja e kishte rrëzuar Isa Mustafën nga pozita e Kryeministrit kur Kryetari i LDK’së kishte refuzuar të votonte demarkacionin me Malin e Zi. Atëkohë, disa deputetë të LDK’së kishin refuzuar ta votonin demarkacionin e madje kishin votuar edhe kundër Kryetarit të LDK’së që të bëhej Shef i Qeverisë.

Tash, Isa Mustafa po thotë se kjo Qeveri ka dështuar edhe kur ka marrë vendimin për taksën. Ka thënë se kontrabanda dhe produktet serbe po vazhdojnë të jenë prezentë në tregun e Kosovës.

“Tarifën e kësaj qeverisjeje nuk po e paguan Serbia dhe Bosna. Njëqindpërqind po e paguan Kosova. Deri sa Drejtoria e doganave deklaron se importet nga këto vende kanë rënë 99%, shitoret janë përplot me mallra serbe e boshnjake. Kështu thonë qytetarët!”, ka shtuar Mysrafa.

Isa Mustafa ka folur edhe për dialogun duke thënë se askush s’po merret me probleme tjera përpos me raportet me Serinë.

“Në Kosovë, për më shumë se një vit, dialogu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë ka bërë që institucionet dhe opinion publik të mos merren me zhvillim ekonomik, punësim, arsim e problemet e shëndetësisë. Thua se ushqimi për popullatën tonë është dialogu, se arsim është dialogu e shëndet është dialogu me Serbinë?!”, ka shtuar ai.

Sipas tij, dialogu është shndërruar në garë për t’ia treguar njëri tjetrit muskujt brenda koalicionit të brishtë qeverisës, por edhe në instrument për të mbajtur pushtetin.

”Është bërë si arenë e gladiatorëve, ku sunduesit e zhvendosnin vëmendjen e qytetarëve nga problemet e tyre. Dhe, vendim i drejtë i ndërkombëtarëve do të jetë të mos bëjnë presion për dialog, sepse as gjë e mirë, përpos ushqimit të popullizmit, nuk arrihet nën presion të tillë”, ka shtuar ai.

Shtuar më 17/03/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori