Mustafa në takim me Metën përmend sa e rrezikshme është tema e ndryshimit të kufijve
Pëlqej
Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Thotë se temë e veçantë diskutimi mes tyre ka qenë ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidentit Meta i prezantova pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Gjithashtu, Mustafa thotë t’i ketë thënë Metës, se ndryshimi i kufijve, është shumë i rrezikshëm dhe ka kujtuar se LDK-ja, është e paluhatshme në këtë temë.

“Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë takim, po ashtu, shpreha falënderimin tim për Presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor”, ka përfunduar Mustafa.

Shtuar më 20/09/2018, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori