E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Mustafa në Stuttgart dhe Mynih, Thaçi në Berlin
Zëvendëskryemnistri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi të martën, më 24 Nëntor, do të qëndrojë në Berlin.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Gjermanisë, në kuadër të Konferencës që do të organizohet nga Instituti i njohur amerikan "Aspen Instute" në Berlin, temë e kësaj konference do të jetë roli i vendeve të Ballkanit në krizat aktuale botërore, me tematikën e refugjatëve nga Ballkani dhe atyre që po kalojnë përmes Ballkanit si dhe pas sulmeve të fundit terroriste në Paris, dhe kontributi i këtyre shteteve në luftën kundër terrorit global.

Në këtë konferencë do të jenë pjesmarrës të gjithë Ministrat e Jashtëm të rajonit kurse me një fjalim atyre do t’u drejtohet edhe homologu i tyre gjerman Frank Walter Steinmeier.

Në të njejtën kohë, në Gjermani po të martën do të udhëtojë edhe Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa.

Në vizitën e Mustafës e cila është përgaditur tash disa muaj është parashikuar që ky të qëndrojë në dy prej Landeve më të pasura por edhe më të goditura nga vala e Refugjatëve nga Kosova në dimrin dhe pranverën e këtij viti në Baden Wuerttemberg dhe në Bayern, raporton Gazeta Blic.

Mustafa me këtë rast do të pritet nga Kryeministrat e këtyre dy Landeve, Winfried Kretschman në Stuttgart dhe Horst Seehofer në Mynih.

Vizita e Kryeministrit të Kosovës do të ketë karakter kryesisht ekonomik dhe nga mikepritesit e këtyre dy Landeve do të provojnë që nga shefi i Qeverisë së Kosovës të dëgjojnë por edhe shohin mundësitë e zgjerimit të ndihmave dhe bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe BW-së e Bayernit.

Është parashikuar që, Mustafa një ditë të qëndrojë në Stuttgart dhe një ditë në Munih. Vizitat e të parit dhe të dytit të Qevrisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë me krizën aktuale politike që ka përfshirë Kosovën pasi që ato ishin të aranzhuara disa muaj para se të fillonte bllokada e Kuvendit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori