Mustafa: Muri në Mitrovicë ishte i jashtëligjshëm
Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media pas rrënimit të murit në Mitrovicë, ka thënë se muri ishte i jashtëligjshëm dhe si i tillë është trajtuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

"Si kryeministër kam takuar disa her Rakicin dhe kemi biseduar per mundësitë që komunat ta hiqnin vetë murin. Që nga koha kur u kuptua ndërtimi i murit, Ministria e Mjedisit ka zhvilluar të gjitha procedurat për mënjanimin e murit si objekt i jashtëligjshëm", ka thënë Mustafa.

"Me përputhjen e ligjit dhe Kushtetutës dhe me kontributin e SHBA-së në Kosovë me ambasadorin Delawie dhe shefen e zyrës së BE-së është arritur pajtimi për detajet e këtij procesi.

Sipas marrëveshjes që do flas Shala muri është paraparë që të rrënohet, pjesa e sheshit do të rehabilitohet me projektin e BE dhe me ligjet e Kosovës dhe kriteret që ne i zbatojmë për ndërtime të tilla.

Gjatë gjithë këtij procesi që nga fillimi e deri në fund bashkë me ministrin kemi zhvilluar konsultime me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, që kanë qenë të kyçur në këtë proces.

Përshkrimi i asaj është se përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës në dy nivele të pushtetit për një çështje shqetësuese janë ulur se bashku dhe e kanë zgjedhur në përputhje me ligjin dhe në shërbim të mirëbesimit me qytetarët të integrimit dhe paqes në Kosovë", ka thënë Mustafa.

"Mendoj se kanë triumfuar metodat dhe mënyrat më të mira demokratike. Është hera e parë që të gjithë këshilltarët kanë votuar për një vendim shumë të rëndësishëm dhe ministritë tona i kanë kryer detyrat e veta edhe dje edhe sot dhe gjatë gjithë kësaj periudhe sa jemi ballafaquar me këtë problem pa e ditë a është ditë vikendi a ditë pune.

Falënderoj qytetarët, ministritë, Rakicin etj. Si qeveri të gjitha problemet t'i zgjedhim në mënyrë të urtë duke zbatuar Kushtetutë", ka thënë kryeministri Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori