Kryetarët e degëve të LDK-së, i kanë dhënë përkrahjen Isa Mustafës për marrëveshjen e arritur mes partive opozitare, LDK-AAK-NISMA.
Ata janë dakorduar me një qeveri të ardhshme, ku do të bëjnë pjesë këta tri subjekte politike.
“Kryetari
Mustafa i siguroi kryetarët e degëve të LDK-së se koalicioni do të punojë që marrëveshja të implementohet sa më parë dhe se
qeveria, që do të dalë nga kjo marrëveshje, do të punojë për të mirën e vendit. Në ditët në vijim partenerët e kolaicionit do të punojnë për përgatitjen e programit të përbashkët qeverisës”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim u arrit dakordimi që në bazë të marrëveshjes të krijohet edhe
qeveria e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2014,
ora 15:58