Mustafa: Më shumë investime në kulturë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, është zotuar të rrisë investimet në fushën e kulturës si dhe ka premtuar që do të krijojë hapësira më të mëdha, ku artistët do të mund të realizojnë idetë dhe krijimtarinë e tyre.

Sipas tij, për vitin 2012– 2013 projektet e subvencionuara kanë arritur vlerën e 769.223 euro. Mustafa, ka thënë se kanë ndërtuar bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, Xhaminë e Çarshisë, restaurimin e Hamamit të qytetit etj.

“Do të ndërtojmë një teatër të ri, për arsye se ky teatër ka dhënë më së shumti shfaqje se teatrot e Kosovës dhe kemi një staf shumë të angazhuar dhe kreativ",-ka thënë kandidati i LDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2013, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori