Mustafa, më i pasur se Haradinaj
Pëlqej
Isa Mustafa ka deklaruar një pasuri më të madhe se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se i ka mbi 600 mijë euro pasuri, që praktikisht janë mbi 100 mijë euro më shumë se pasuria e Haradinajt.

Nga e gjithë pasuria e tij, Mustafa ka mbi 55 mijë euro para të gatshme nëpër bankat e Kosovës.

Shtëpia e Mustafës me 180 metra katrorë, që e ka si trashëgimi ka vlerën e 138 mijë eurove, ndërsa 365 mijë euro llogaritet të jetë vlera e 2.43 hektarë toke të trashëguara.

Ai ka aksione në Riinvest që kapin vlerën e 20 mijë eurove./albeu.com/


Shtuar më 22/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori