Mustafa mbron Enver Hasanin
Pëlqej
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbrojtur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se santazhet apo kërcënimet ndaj tij nuk garantojnë institucionepavarura.

Ai ka thënë se shantazhet ndaj individëve apo institucioneve që duhet të jenë të pavarura nuk i kontribojnë proceseve në të cilat gjendet Kosova dhe është në kundërshtim me idenë për institucionepavarura.

“Manipulimi dhe shërbimi me shantazhime të individëve apo të institucioneve që duhet të jenë të pavarura nuk i kontribuon këtij procesi dhe është në kundërshtim me idenë për institucionepavarura”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në media sot është raportuar se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e ka denoncuar si shantazh dhe kërcënim, raportimin e disa portaleve, për “një aferë, që dikur kishte me një vajzë të mitur”./albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori