Mustafa: "Lugina e Diellit" për serbët në Veri, nuk do të ndërtohet
Kryeministri Isa Mustafa, po thotë se serbët e kthyer në Kosovë, nuk kanë leje që të ndërtojnë lagjen “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës.

Këtë koment ai e ka bërë në Istog, ku i shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, inauguroi projektin, "Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog".

“Ata nuk kanë të drejtë për ndërtimin e lagjes ‘Lugina e Diellit’. Është e palejueshme dhe nuk ka asnjë vlerë përderisa institucionet nuk kanë dhënë leje”, ka thënë Mustafa.

Para pak ditësh, Në Beograd është prezantuar projekti i ndërtimit të lagjes për të kthyerit në veri të Kosovës “Lugina e Diellit”. Në këtë lagje, siç njoftonte gazeta serbe B92, do të jetojnë 1.500 të kthyer e ndërtimi i saj do të fillojë së shpejti.

"Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi. Brenda një kohe të shkurtër do të vihet guri themeltar në lokacionin e përgatitur krejtësisht për ndërtim", kishte deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç duke shtuar se fillimi i punimeve pritet gjatë disa javëve të ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori