Mustafa: Ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit të vendit
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Trepçën, theksuar se ky ligj i hap rrugë zhvillimit të vendit.

Në një status në “Facebook” ai thotë se u kishte premtuar minatorëve për zgjidhjen e çështjes së Trepçës në të mirën e të gjithëve.

“Në Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve.

Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!”, ka shkruar Mustafa./Albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori