Mustafa: LDK, një forcë integruese në të ardhmen
Pëlqej
Isa Mustafa
Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike në vend, së bashku me LDK-në, duhet të sigurojnë që zgjedhjet e 12 dhjetorit të jenë legjitime dhe që edhe rezultati i tyre të jetë legjitim. Në të kundërtën, sipas tij, do të dështojë shtetndërtimi i Kosovës në këtë fazë.

Në një intervistë për BBC-në, Mustafa ka shfaqur synimin e LDK-së që të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe që të qeverisë me vendin në periudhën e ardhshme. LDK-ja, tha ai, do të orientohet që të bëjë koalicione paszgjedhore me ato subjekte dhe parti politike me të cilat "ka afërsi programore".
Gjithashtu Mustafa tha se LDK-ja do të jetë një forcë integruese në të ardhmen dhe do të jetë bashkëpunuese dhe e hapur për të gjithë, përfshirë edhe ata që e kanë braktisur atë.

"Mendojmë se vendi i çdonjërit është në LDK dhe ne duhet që partinë ta organizojmë dhe ta forcojmë si një fuqi të përbashkët politike e cila, siç e kemi parë deri më tani, mundëson mendime dhe zëra dhe të ndryshëm.
gjitha ata që dëshirojnë që edhe ndryshe të mendojnë dhe të veprojnë vendin e kanë këtu sepse ne mund të lidhemi për një objektiv të përbashkët dhe ai është ndërtimi i shtetit ligjor të Kosovës, ndërtimi i ekonomisë, zhvillimi ekonomik, ndalja e varfërisë dhe rritja e punësimit të të rinjve dhe natyrisht zgjidhja e problemeve aktuale me të cilat po përballemi në Kosovë e që kanë të bëjnë me qeverisjen apo shtrirjen e pushtetit në tërë territorin e Kosovës", ëshët shprehur Mustafa për BBC-në.
Shtuar më 08/11/2010, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori