Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa
Mustafa, ka deklaruar se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë
votat për ratifikimin e Demarkacionit.
Ai ka thënë se nëse koalicioni i ka
votat, atëherë edhe LDK-ja “do ta ndihmojë këtë
proces”.
Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku pikërisht temë e diskutimit ishte çështja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, raporton Lajmi.net.
“Ne biseduam për çështjen e Demarkacionit dhe propozimet e Qeverisë që në
Kuvend ta procedojë ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje. Ne si LDK besojmë se është përgjegjësi e koalicionit që ata t’i sigurojnë
votat dhe disponimin që ta përkrahin marrëveshjen në
Kuvend. Nëse koalicioni i ka
votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë
proces”, deklaroi kryetari i LDK-së.
“Është çështje e jona që karshi vlerësimeve tona ta ndihmojmë këtë
proces, pasi duam që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë të lirë”, theksoi
Mustafa.
Sipas tij, deklaratat e Haradinajt dje gjatë ditës në
Kuvend janë joserioze.
Mustafa pretendon se një kryeministër nuk mundet ta propozojë një projektligj, dhe atë ta kontestojë vetë.
“Deklarata e Haradinajt në
Kuvend janë joserioze, sepse nuk mundet një kryeministër t’ia propozojë një projektligj Kuvendit dhe atë ta kontestojë vetë. Nëse kryeministri dhe partnerët e koalicionit sigurojnë
votat, atëherë LDK-ja do të jetë e përgjegjshme për qytetarët”, përfundoi Isa
Mustafa.
Shtuar më 08/12/2017,
ora 15:58