Mustafa: Kryeministri do udhëheqë dialogun me Serbinë
Pëlqej
Isa Mustafa ka shkruar se në krye të dialogut me Serbinë, nga pala kosovare do të jetë kryeministri i vendit.

Ai ka shpjeguar më tej se dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit.

Mustafa ka shpjeguar se dialogu do të zhvillohet mbi baza reciprociteti.

“Marrëveshja e Koalicionit LDK, AAK dhe Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje e vërteton përkushtimin dhe përgjegjësinë e të gjitha palëve ndaj dialogut. Dialogu do të jetë përgjegjësi e Qeverisë , si sublimim i përgjegjësive të të gjitha palëve që do ta përbëjnë këtë qeveri. Në krye të dialogut do të jetë Kryeministri i vendit, përkatësisht dialogu do të zhvillohet mbi baza të reciprocitetit. Subjektet anëtare të koalicionit do të kenë përgjegjësi të veçanta në dialog, por askush nuk mund ta nënkuptojë se dialogu mund të zhvillohet mbi baza partiake. Dialogu është përgjegjësi e jonë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët por edhe zotim që e kemi dhënë para parterëve tanë, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, shkruan Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori