Mustafa kërkon votat: Trepça është dhe mbetet pronë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë prezantimit të projektligjit për Trepçën, ka thënë se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

"Me këtë duhet ta hapim të ardhmen e Trepcës", ka thënë Mustafa duke shtuar se për përgatitjen e këtij ligji janë shfrytëzuar edhe përvojat e jashtme.

Duke kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve për aprovimin e tij, Mustafa tha se ligji përcakton qartë se resurset minerale janë pronë e Kosovës, prandaj me këtë ligj Trepça është dhe mbetet pronë e Kosovës.

"Trepça sipas këtij ligji do të organizohet si shoqëri aksionare, ku aksionar kryesor do të jetë qeveria me 80 për qind të aksioneve", ka thënë kryeministri Mustafa.

Organizimi i tillë sipas ligjit, sipas Mustafës, do të nxisë një frymë konkurruese dhe kjo është një zgjidhje ka arritur rezultate edhe në vendet tjera.

Në fund, Mustafa ka thënë se në hartimin e këtij projektligji janë konsultuar edhe përfaqësues të Trepçës, AKP-së, ekspertë të pavarur dhe të tjerë, si dhe ekspertë ndërkombëtarë. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2016, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori